Ballina Kulturë Më 11 shtator 1796, Kara Mahmut Pashë Bushatliu ndërmori një ekspeditë ushtarake...

Më 11 shtator 1796, Kara Mahmut Pashë Bushatliu ndërmori një ekspeditë ushtarake kundër forcave malazeze

19
0

Më 11 shtator 1796, Kara Mahmut Pashë Bushatliu, një nga figurat më të fuqishme të Pashallëkut të Shkodrës, ndërmori një ekspeditë ushtarake kundër forcave malazeze, me synimin që të bashkonte Kuçin, Pipritin dhe Palabardhin me territoret shqiptare që ai kontrollonte.

Pashallëku i Shkodrës, në atë kohë, ishte pothuajse i pavarur nga Porta e Lartë dhe Kara Mahmuti kërkonte të forconte pozitën e tij duke zgjeruar kufijtë dhe duke konsoliduar autoritetin mbi trevat shqiptare.

Në këtë betejë, që rezultoi shumë e ashpër, Kara Mahmut Pasha ra vetë në fushën e betejës, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme si një udhëheqës i fuqishëm dhe i vendosur për të mbrojtur e zgjeruar tokat shqiptare./naishtedikur/