Ballina Aktualitet Covid po përhapet në shkolla, mjekët: Janë shtuar ndjeshëm infektimet tek fëmijët

Covid po përhapet në shkolla, mjekët: Janë shtuar ndjeshëm infektimet tek fëmijët

14
0

Asnjë nga nxënësit nuk do të donte të mungonte pasi janë ditët e para të shkollës, por kontakti me njëri-tjetrin në klasë ka bërë që të përhapen shpejt ndërmjet njëri-tjetrit virozat e stinës, por më së shumti janë raste me COVID, thonë mjekët.

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive vlerëson se ka qenë një verë e mbushur me COVID-19 dhe se infektimet vijojnë të rriten. Numrin më të lartë e ka Tirana, Durrësi dhe Vlora, ku edhe janë testuar më shumë qytetarët.

Në rastet e shtruara në spital mbizotëron grupmosha fëminore, sidomos ajo deri në 5 vjeç.

Temperaturë e lartë tek fëmijë që zgjat disa ditë, kollë e thatë, dhimbje muskujsh”, shprehet Violeta Kacori, mjeke QSH 8.

Vjeshta ka nisur me shumë viroza dhe COVID, ndërkohë që në vende të tjera raportohet edhe për raste të virusit të gripit, i cili ka shfaqur simptoma më agresive.