Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar me një postim në përvjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit.
“Përjetë do t’i jemi mirënjohës Heroit të Demokracisë, Liderit të Lëvizjes Studentore, që me shembjen e mureve të izolimit çeli një epokë të re për Shqipërinë duke sjellë lirinë, pluralizmin e demokracinë, vlera të shenjta që më shumë se kurrë duhet t’i ruajmë si sytë e ballit!”, shkruan Meta në një mesazh ne facebook.
Lidershipi, guximi dhe vepra e paharruar e Azem Hajdarit mbeten frymëzim i pashuar për këdo që është gati të mbrojë me çdo sakrificë Lirinë, Demokracinë dhe Pluralizmin Politik.
Përjetë do t’i jemi mirënjohës Heroit të Demokracisë, Liderit të Lëvizjes Studentore, që me shembjen e mureve të izolimit çeli një epokë të re për Shqipërinë duke sjellë lirinë, pluralizmin e demokracinë, vlera të shenjta që më shumë se kurrë duhet t’i ruajmë si sytë e ballit!







