Ballina Politika “Miss burgu, ec aty”/ Bardhi ironizon Sara Milen, ja si ia kthen...

“Miss burgu, ec aty”/ Bardhi ironizon Sara Milen, ja si ia kthen ajo

47
0

Gjatë procesit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, nuk munguan komentet ironike nga opozita, duke shoqëruar seancën me batuta dhe aludime politike. Në momentin kur u thirr emri i deputetit Arbian Mazniku, nga radhët e opozitës u dëgjua Flamur Noka të thërrasë:

“Nesti Angoni, ky është Nesti Angoni!” – një referencë ironike ndaj një personi me këtë emër, i cili më herët kishte kallëzuar në SPAK kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkohë, kur në sallë u thirr për të votuar deputetja e re nga Elbasani, Sara Mile, Noka dhe Gazment Bardhi ironizuan me emrin “Suel Çela”, një emër i njohur për lidhje me botën e krimit në Elbasan. Bardhi vijoi më tej me komentin:

“Mis burgu, ec aty…”, duke i dhënë një tjetër notë sarkastike momentit.

Sipas opozitës, Sara Mile ka përfituar nga ndihma e grupeve kriminale gjatë fushatës, duke u shpallur si deputetja më e votuar në Elbasan – një akuzë që maxhoranca e ka mohuar më herët. Përballë këtyre thirrjeve, deputetja Mile reagoi me gjeste ironizuese, pa bërë ndonjë koment verbal.