Tani që është mbyllur zyrtarisht merkato për ligat kryesore, po zbulohen disa nga prapaskenat të ndodhura sidomos në ditët e fundit të afatit. Një prej këtyre prapaskenave është ajo që ka ndodhur me Bayern Munich dhe Gabriel Martinelli.
Fabrizio Romano raporton se Bayern tentoi ditën e fundit të merkatos transferimin e anësorit brazilian, por vetë lojtari refuzoi dhe Arsenal kërkoi më shumë se 35 miliona euro, sa ishte oferta e bavarezëve.
Drejtuesit e Arsenalit e vlerësojnë shumë lojtarin në fjalë dhe do pranonin largimin e tij vetëm për shifrën 70 milionë euro e lart. Pavarësisht refuzimit si nga lojtari dhe vetë klubi,
Bayern Munich nuk ka hequr dorë përfundimisht nga ideja e transferimit të brazilianit dhe me siguri do tentojë me një ofertë të përmirësuar transferimin e tij në merkaton e janarit ose atë të verës së ardhshme.