Ballina Opinion 11 shtator 2001 shembja e kullave binjake,11 shtator 2025 qeveria bombë Rama...

11 shtator 2001 shembja e kullave binjake,11 shtator 2025 qeveria bombë Rama 4

11
0

Nga Ilir DAKO

Qeveria e 11 shtatorit 2025 nuk është thjesht një kabinet i ri, por një akt i pastër performativ i pushtetit të centralizuar. Nuk është produkt i një procesi politik, por i një vullneti autokratik. Nuk është strukturë përfaqësimi, por skenë e kontrollit. Edi Rama nuk e trajtoi formimin e qeverisë si një detyrë institucionale, por si një shfaqje televizive, ku emrat nuk u diskutuan, por u shpallën. Ku ministrat nuk u përzgjodhën nga strukturat e partisë, por u zbuluan nga kamera. Ku reagimi emocional i të sapoemëruarit ishte pjesë e koreografisë, jo e rastësisë.

Nga 11 maji deri më 11 shtator, Shqipëria jetoi në një vakuum ekzekutiv. Një periudhë e zvarritur, e paqartë, ku administrata publike u mbajt në pezull, pa orientim, pa mandat, pa energji. Drejtorët, zëvendësministrat, koordinatorët, të gjithë u lanë në pritje të një zarfi që nuk vinte. Dhe kur erdhi, nuk ishte rezultat i një procesi kolektiv, por i një akti personal. Rama nuk konsultoi kryesinë e Partisë Socialiste, nuk thirri asnjë mbledhje të strukturave, nuk kërkoi mendim nga grupi parlamentar. Ai e trajtoi partinë si dekor, jo si organ. Si sfond, jo si burim legjitimiteti.

Ky akt nuk është i izoluar. Ai është pjesë e një modeli  bajrak, ku pushteti është pronë dhe nuk ndahet, por shpërndahet. Ku demokracia është performuar, jo zbatuar. Ku kabineti nuk është ekip, por instrument. Ministrat nuk janë zbatues të politikave, por garantues të ekuilibrit të kontrolluar nga bajraktari.

Balluku është menaxhere e urdhrave të njëshit, ku firmos gjithçka që është joligjore për të marrë vendime në interes të autokratit-bajraktar, për favoret ndaj oligarkëve, të cilët përfitojnë llokmat e pasurisë kombëtare. Spiropali është ambasadore e narrativës, jo e shtetit. Ibrahimaj është ekonomiste e shifrave, jo e krizës. Sala është shkencëtare e pastër, por e izoluar. Lamallari është akademik i heshtur, jo reformator. Të gjithë janë të pozicionuar jo për të ndërtuar, por për të ruajtur.

Por më e rëndë se performanca është përmbajtja. Qeveria e re është e mbërthyer nga problematika korruptive dhe dosje të hapura në SPAK. Sipas raportimeve të fundit, të paktën një ministër aktual është nën hetim të drejtpërdrejtë nga Prokuroria e Posaçme. Emri nuk është bërë publik, por sinjalet janë të qarta: kabineti nuk është i pastër. Belinda Balluku është përfshirë në dosjen e tunelit të Llogarasë, ku SPAK ka zbardhur përgjime dhe dëshmi që implikojnë drejtorët e saj dhe vetë ministren në një dëm prej 50 milionë euro ndaj buxhetit të shtetit. Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu janë përmendur në kallëzime për menaxhim të fondeve publike dhe lidhje me struktura klienteliste. Mirela Kumbaro gradohet në arsim kur nuk di tabelën e shumëzimit dhe nuk diferencon dot milionin nga qindi dhe shifrat e turistëve i ka si gotat e verës kur bëhet tapë.

Kjo nuk është një qeveri që nis me energji të re, por me barrën e hetimeve, me tensionin e dosjeve, dhe me një strukturë që nuk është produkt i një partie, por i një individi. Dhe kur pushteti nuk ndahet, por shpërndahet sipas vullnetit personal, atëherë nuk kemi qeverisje, por performancë. Në këtë performancë, vonesa është pjesë e skenarit, hetimet janë sfond i tensionit, dhe ministrat janë figurantë në një skenë ku protagonisti është i vetëm.

Zvarritja e formimit të qeverisë nuk ishte teknike, por politike. Ajo shërbeu për të mbajtur tensionin, për të kontrolluar pritjen, për të konsumuar energjinë e administratës. Në vend që të përgatitej për një mandat të ri, administrata u mbajt në ankth. Energjitë pozitive u shteruan, ritmi institucional u ngadalësua, dhe vendimmarrja u pezullua. Ky nuk është dështim, por metodë. Autokrati Rama nuk e sheh kohën si faktor institucional, por si instrument kontrolli. Ai nuk e sheh strukturën si burim legjitimiteti, por si skenografi.

Në këtë skemë, lidhjet me Soros nuk janë thjesht biografike, por strukturore. Rama ka qenë drejtues i parë i Fondacionit Shoqëria e Hapur në Shqipëri. Shumë nga ministrat e tij janë përfituese të bursave, trajnimeve dhe projekteve të mbështetura nga Soros. Kabineti është përshkruar si “ushtria e Sorosit në Ballkan”, ku figura të afërta me fondacionin janë vendosur në poste kyçe. Projektet e reformës në drejtësi, digjitalizimi i administratës, dhe edukimi publik janë të mbështetura nga fondacione të lidhura me Shoqërinë e Hapur, duke krijuar një simbiozë mes pushtetit lokal dhe influencës transnacionale.

Por kjo simbiozë nuk ka sjellë transparencë, por performancë. Nuk ka sjellë reformë, por kontroll. Nuk ka sjellë ndarje pushtetesh, por konsolidim. Në këtë qeveri, Rama nuk është thjesht drejtues. Ai është autor, regjisor dhe protagonist. Të tjerët janë figurantë. Dhe spektakli vazhdon. Nëse reforma është skenë, Rama është regjisor. Nëse demokracia është dekor, ky kabinet është galeria e tij. Nëse pushteti është performancë, ky është akti i katërt. Dhe publiku nuk është më qytetar, por spektator. Në simbolikë data 11 shtator nuk ishte një përzgjedhje rastësore e Edi Ramës. Kjo datë nuk është koicidencë, por simbol i një ngjarje të rëndë të ndodhur në të njëjtën datë 24 vite më parë, rrëzimin e kullave binjake, të cilat tronditën botën. 11 shtatori i Edi Ramës nuk ishte thjesht dita e krijimit të  qeverisë, por e atashoi këtë event me një tragjedi, ku vetë kryeministri shqiptar e vuri veten në antagonizëm të thellë me aleancën amerikane. Për më shumë nuk denjoi të lëshojë dy rreshta mesazh, duke urdhëruar bajrakun e tij të mos të tentonin të nisnin ndonjë sms drejt SHBA./sot