Ballina Politika Meta, në pritjen e ambasadës kroate: Kroacia vend mik, aleat dhe partner...

Meta, në pritjen e ambasadës kroate: Kroacia vend mik, aleat dhe partner strategjik

37
0

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një publikimi në rrjetet sociale shkruan se ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kroacisë, për të kremtuar Ditën Kombëtare të shtetit kroat, që e quan vend mik, aleat dhe partner strategjik.

“I nderuar të merrja pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kroacisë, për të kremtuar së bashku Ditën Kombëtare të këtij vendi mik, aleat dhe partner strategjik.

Marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-kroate janë model në rajonin tonë, që mbështeten në lidhjet e forta historike mes dy kombeve që ndajnë vizionin e përbashkët euroatlantik”, shprehet Meta.

Postimi i kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta:

I nderuar të merrja pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kroacisë, për të kremtuar së bashku Ditën Kombëtare të këtij vendi mik, aleat dhe partner strategjik.

Marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-kroate janë model në rajonin tonë, që mbështeten në lidhjet e forta historike mes dy kombeve që ndajnë vizionin e përbashkët euroatlantik.

Në themel të tyre qëndrojnë denjësisht kontributi, vetëmohimi dhe sakrificat e shqiptarëve në luftën heroike për pavarësi të Kroacisë.

Si dy vende aleate dhe popuj miq tradicionalë, Shqipëria dhe Kroacia meritojnë të forcojnë më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes reciprok, për një të ardhme më të ndritur, shembull për rajonin!