Ballina Europë Si po gjejnë rrugë reja ukrainasit për ti shpëtuar luftës dhe mobilizimit...

Si po gjejnë rrugë reja ukrainasit për ti shpëtuar luftës dhe mobilizimit ushtarak

37
0

Burrat ukrainas të moshës nga 18 deri 60 vjeç po kërkojnë mënyra gjithnjë e më inovative për të ikur nga vendi dhe për t’i shpëtuar luftës pas miratimit të ligjit të ri për mobilizim në Ukrainë.

Madje, rojat kufitare kapën një burrë që u përpoq të kalonte i veshur si grua ndërsa po përdorte pasaportën e motrës së tij, ndërkohë janë gjetur trupat e së paku 30 burrave që kishin humbur jetën derisa po tentonin ta kalonin me not një lumë në Rumani.

Ukraina po kërkon të plotësojë radhët e ushtrisë së saj në përpjekje për t’i frenuar trupat pushtuese ruse pas më shumë se dy vjet luftimesh.