Ballina Europë Aksident tragjik në Siçili/ Makina e garës del nga pista, 2 të...

Aksident tragjik në Siçili/ Makina e garës del nga pista, 2 të vdekur dhe një i plagosur

51
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë garës automobilistike Monte Erice, në Siçili, ku një automjet garash ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve të para, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Pas aksidentit, gara është ndërprerë. Bëhet fjalë për edicionin e 68-të të ngjitjes në kodër, e organizuar nga Automobile Club Trapani, e vlefshme për kampionatet italiane të shpejtësisë në ngjitje për automjete historike dhe moderne.

Në garë ishin regjistruar gjithsej 260 ekipe, prej të cilave 153 me automjete moderne dhe 107 me automjete historike.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik.