Aktorja e famshme amerikane, Angelina Jolie, ka treguar një detaj të veçantë për kohën kur xhiroi filmin “The Bone Collector” në vitin 1999.
Në këtë film ajo luajti përkrah aktorit të madh Denzel Washington, dhe pikërisht për të bëri një koment që surprizoi publikun.
Jolie u shpreh se me Denzel “përjetoi seksin më të mirë ndonjëherë”, por jo në kuptimin fizik. Ajo shpjegoi se bëhej fjalë për mënyrën se si ai e tërhiqte përmes mendjes, inteligjencës dhe mënyrës së komunikimit.
“Ishte një ndjesi e fuqishme të tundosh dikë me mendjen tënde, ishte diçka shumë tërheqëse,” tha aktorja.
Megjithëse përjetoi këtë lidhje të veçantë në skenë, Jolie pranoi se gjatë xhirimeve shpesh ndihej e lodhur dhe e vetmuar, madje kishte momente që dyshonte tek vetja.
“Filmi gati më çmendi sepse edhe personazhi që luaja ishte shumë i trazuar,” u shpreh ajo.
Deklarata e saj për Denzel Washington mbetet edhe sot një nga kujtimet më të veçanta të karrierës së saj të hershme.