Ballina Kulturë Ndarja nga jeta e piktorit Ali Oseku, Begaj: Me veprat e tij...

Ndarja nga jeta e piktorit Ali Oseku, Begaj: Me veprat e tij antikoformiste solli në Shqipërinë e izoluar modernizmin në art.

89
0

Presidenti Bajram Begaj ka dërguar sot një buqetë lulesh në homazhet e lamtumirës për piktorin Ali Oseku , “Nderi i Kombit”.

Presidenti Begaj gjithashtu i shprehu ngushëllime vajzës së artistit përmes një telegrami, në të cilin shkruan se Oseku na tregoi përmes veprave të tij dritën që nuk e shihnim, dhe burrërinë që duhet të kishim për ndryshimin e Shqipërisë.

“E nderuar Alis,

Lajmi i ndarjes nga jeta i piktorit Ali Oseku,  “Nderi i Kombit”, ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Të gjithë ne do ta kujtojmë si mjeshtrin e dritës, qetësisë sublime, që me veprat e tij antikoformiste solli në Shqipërinë e izoluar modernizmin në art.

Ali Oseku, artisti rezistent përballoi burgosjen politike, vetësakrifikoi veprat e tij dhe me durim dhe vullnet u ringrit në majat e artit figurativ shqiptar.

Ali Oseku na tregoi përmes veprave të tij dritën që nuk e shihnim, dhe burrërinë që duhet të kishim për ndryshimin e Shqipërisë.

Pranoni ju lutem ngushëllimet e mia të sinqerta!

Ali Oseku u prehtë në paqen e dritës!