Ballina Sport Dinamo fiton me përmbysje ndaj Elbasanit, merr fitoren e dyte radhazi

Dinamo fiton me përmbysje ndaj Elbasanit, merr fitoren e dyte radhazi

48
0

Dinamo ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat duke mposhtur Elbasanin në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”, ku blutë ishin si pritës.

Blutë dominuan takimin që në start duke kërkuar golin, por rrjetën e tundi i pari ekipi i Elbasanit me një aksion të shkëlqyer të Nikajt.

Megjithatë, Berisha vendosi baraspeshën në shifra që në pjesën e parë në këtë takim, i cili pa Aleksovskin më pas të shmangte disa herë gola të sigurt të bluve me grushtimet e tij.

Vila gjeti devijimin e duhur në pjesën e dytë mes përgjumjes së mbrojtësve për përmbysjen, ndërsa ofensiva e minutave të fundit nga skuadra e Elbasanit nuk solli asgjë para portës së Teqjes.

Kështu ndeshja u mbyll me suksesin 2-1 të Dinamos, që zhyt verdheblutë në krizë rezultatesh që në startin e kampionatit.