Kryepiskopi Joan ka përcjellë urimet e Tij për besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Kryepiskopi Joan solli shembullin e bashkëjetesës fetare në Shqipëri duke thënë se gjithmonë janë bashkë në gëzime dhe vështirësi.
Fortlumturia e Tij përcolli mesazhin se njerëzit me besime të ndryshme mund të jetojnë së bashku në harmoni dhe ta duan njëri-tjetrin
“Kemi ardhur për të përshëndetur vëllezërit tanë në festën e tyre dhe gjithmonë jemi bashkë, si në gëzime, edhe në vështirësi dhe besoj që ky është një shembull shumë i mirë për të treguar që njerëz me besime të ndryshme mund të jetojnë së bashku në harmoni dhe ta duan njëri-tjetrin. U uroj të gjithëve gëzuar e për shumë vjet ditën e festës së tyre!”, tha Kryepeshkopi Joan.







