Ballina Politika PS mungon në Komisionin Hetimor për ‘Shëndetësinë’, Vokshi: Përpjekje për të bllokuar...

PS mungon në Komisionin Hetimor për ‘Shëndetësinë’, Vokshi: Përpjekje për të bllokuar punën! Plarent Ndreca: S’kishte vendim për mbledhjen

69
0

Partia Socialiste ka munguar sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi.

‘Po tenton të pengojë punën, në papërgjegjshmëri totale, duke përdorur hile, pretekste të paqena. Bazuar në rregullore unë do njoftoj mbledhjen e ardhshme ditën e premte. Kam marrë firmat e deputetëve të opozitës, dhe mbledhja do thirret të premten. Kam njoftuar një konferencë për shtyp.’- tha Vokshi.

Në një reagim për Report Tv, Ndreca thotë se s’ka pasur vendim për mbledhjen.

“Nuk ka vendim nga komisioni për mbledhje sot. Ka qene pika e fundit e rendit te dites qe Vokshi refuzoi ta diskutonte”

Ditën e djeshme u miratuan ekspertët që do të ndihmojnë punën e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, ndërsa socialistët refuzuan edhe të nënshkruanin formularin për konfliktin e interesit.