Vijoi edhe sot protesta qytetare kundër Edi Ramës përpara kryeminsitrisë. Një qytetar në fjalën e tij foli për pensionet e ulta dhe çmimet e larta. Sakaq ai i bëri thirrje Ramës të hapë krahun dhe të lerë rininë të marrë fatet e vendit në dorë.
Jemi në 2026, akoma njerëzit po diskutojnë ngrënien, që Zot të thotë bukën. Por jemi në fundin e 2026, ku prindërit tanë, do të thotë pensionistët, po punojnë për mbijetesë. E vërtetë, e vërtetë që edhe në botë punojnë disa pensionistë, por është një diferencë e madhe të punosh për pasuri dhe një diferencë e madhe të punosh për ngrënie dhe ilaçe. Nuk e dimë, zoti Rama, çfarë garancie i jep kësaj rinie. Për të krijuar një familje me të gjitha këto çmime skandaloze dhe me këtë strehim dhe me një mirëqenie që mbetet gjithmonë një diçka e paralizueshme.
Me thirrjen tonë, hap rrugën zoti kryeministër, që të parakalojë rinia jonë e sotme, e zgjuar dhe e ndershme, duke skartuar ministrat e tu hajdutë. Mallkuar qofshin ata që vjedhin këtë popull, që nga ilaçet e deri te taksat tona. Rrofshin shqiptarët e ndershëm. Zoti të na lirojë sa më shpejt nga këta hajdutë, bashkë me kryehajdutët. Faleminderit!







