Ballina Politika Berisha: Blendi Gonxhe, hajduti më i stërvitur! Koçiu, licenca e re për...

Berisha: Blendi Gonxhe, hajduti më i stërvitur! Koçiu, licenca e re për krimin! Lamallari dhe Evis Sala, klani i Sorosit

20
0

Kreu i opozitës, Sali Berisha i ka bërë skanerin kabinetit qeveritar ‘Rama 4’, që sipas tij janë garanti i vijimit të vjedhjeve dhe krimeve shtetërore.

Duke u ndalur te emrat e përveçëm, Berisha theksoi se ‘Blendi Gonxhe është hajduti më i stërvitur! Koçiu është licenca e re për krimin! Lamallari dhe Evis Sala janë të klanit të Sorosit’.

Berisha: Të flasësh për Blendi Gonxhen, njeriun që mbyti Tiranën, njeriun që shtoi barrën fiskale mbi automjetet në Shqipëri të paktën 6 herë, njeriun që me kompaninë e tij Albarent dhe kompaninë e djalit të tij, kanë vjedhur me dhjetëra e dhjetëra milionë euro.

Njeriun, që duke u faturuar taksa e tarifa shërbimesh qytetarësh, vazhdon bashkë me Edi Ramën vjedhjen e madhe të pistës së Formula 1 në Elbasan, që u nis me gjoja 10 milionë euro dhe thuhet se po përfundon me 230 milionë euro.

Gonxhe është hajduti më i stërvitur i të gjithë zyrtarëve shqiptarë dhe ky u mbajt me çdo kusht.

Pse po ndalem këtu?

Ndalem këtu sepse kriteri më kryesor i emërimeve të Edi Ramës ka qenë një dhe vetëm një: vjedhja, korrupsioni, korrupsioni dhe Xhorxh Sorosi. Klubi i Sorosit.

Njëlloj si Rama, ai Lamallari është një urith i klanit të Xhorxh Sorosit në Shqipëri.

Jo vetëm Lamallari, por edhe mjekja Evis Sala, e emëruar në konflikt flagrant interesi të Edi Ramës me familjen Sala.

Anri Sala është një fenomen, një gjeni në fushën e vet, por për rrethana krejtësisht enigmatike, detyrohet të bëhet patron i shkarravinave të Edi Ramës.

I shkarravinave pa asnjë vlerë. Vendos reputacionin e tij të padiskutueshëm ndërkombëtar në shërbim të një narkodiktatori.

Kjo Koçiu është licencë e re për krimin.

Po, për krimin dhe trafiqet e drogës, e cila premton një mburojë për to.

Pirdeni është Diella prej së vërteti. A ia vlen të komentohet? Jo.

Se çfarë kishte ajo, ia mori Diella virtuale.

Pra, disa nga komentet për eksponentët, por të tjerë që nuk u përmendën, mos mendoni se janë më pak mëkatarë ose potencial për mëkatarë.

Ndaj dhe ky është kabineti më i pamëshirë që shqiptarët kanë pasur në tërë historinë e tyre.