Ballina Ekonomia Profesionet më të paguara për 2024-ën! Ndërtimi në rritje, fasoneritë në krizë

Profesionet më të paguara për 2024-ën! Ndërtimi në rritje, fasoneritë në krizë

66
0

Viti 2024 ka nisur bashkë me dinamikat përsa i përket tregut të punës. Studimet tregojnë se ndër pozicionet që do të paguhen më shumë përgjatë këtij viti janë drejtuesit dhe specialistët e sektorëve. Por a do të jetë 2024-ra viti i “shefave” apo viti i “punëtorëve”?

Emin Shini, ekspert punësimi thotë: “Sektori më më shumë mungesa është ai i turizmit. Përgjatë këtij viti pritet të ketë kërkesa shumë të mëdha për staf shërbimi në hotele, bare dhe restorante, që nga kamarier, banakier, kuzhinier, deri tek pastrues dhe shofer.

Një industri tjetër që vazhdon të këtë rritje është ndërtimi. Këtu ka mangësi të mëdha për pozicione që nga punëtorët e thjeshtë e deri tek ato profesione, që ne i quajmë teknikë të mesëm, mekanikë, hidraulikë, specialist hekuri dhe betoni, gipsi etj. .

Në përputhje me trendet edhe të Europës dhe botës, industria e Teknologjisë mbetet një industri që ka kërkesa të mëdha për fuqi punëtore. Për 2024, risia do të jetë rritja e kërkesave për Zhvilllues AI, pra zhvillues të Inteligjencës Artificiale. Kërkesa të mëdha do të ketë për Programues të gjuhëve të ndryshme, staticienë, specialistë IT dhe specialistë për Mirëmbajtje Rrjetesh apo Mirëmbajtje Pajisjesh.

Ne mendojmë se gjatë 2024 do të thellohet kriza në sektorin e Fasonërisë. Vitet e fundit u investua shumë në këtë sector, për shkak të fuqisë punëtore të pakualifikuar me paga të ulëta. Shumë nga këto kompani kanë probleme dhe jo vetëm nuk po zgjerohen, por po mendojnë të largohen drejt vendeve të tjera ku ka më shumë opsione për fuqi punëtore.

Rritja e rrogave këtë vit do të jetë proporcionale dhe nuk mendojmë se do t’u rritet paga vetëm shefave. Nisur nga kërkesa e madhe për punëtore dhe se në administratë publike vazhdon edhe këtë vit rritja e pagave, edhe sektori privat do të reagojë duke rritur sipas parashikimeve rrogat me një mesatare prej 10%.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu