Ballina Lifestyle Beyonce shkëlqen në fustan të artë në mbrëmjen bamirëse të Jay Z

Beyonce shkëlqen në fustan të artë në mbrëmjen bamirëse të Jay Z

101
0

Superylli botëror, Beyoncé, ka tërhequr vëmendjen në mbrëmjen bamirëse me temë kazino, të organizuar nga bashkëshorti i saj, Jay Z.

Këngëtarja u shfaq e mrekullueshme me një fustan të artë me dekolte të thellë dhe e zbukuruar me diamantë, duke lënë pa fjalë të pranishmit.

Ngjarja, e cila mblodhi shumë emra të njohur të botës së muzikës, filmit dhe biznesit, kishte për qëllim grumbullimin e fondeve për kauza humanitare.

Si gjithmonë, prania e çiftit më të fuqishëm në industrinë e muzikës u shoqërua me interes të madh mediatik.