Nicole Scherzinger, ylli 45-vjeçare që dikur dominonte skenat me Pussycat Dolls, është në prag të një kapitulli të ri të karrierës së saj — një rezidencë në Las Vegas, pas suksesit të jashtëzakonshëm në Broadway.
Pas fitores së saj prestigjioze si Aktorja më e Mirë Kryesore në një Muzikal në çmimet Tony për rolin e Normës Desmond në “Sunset Boulevard”, burime pranë saj kanë konfirmuar se Nicole është në bisedime për të nisur një rezidencë në “Sin City”.
Ajo pritet t’i bashkohet emrave të mëdhenj si Rod Stewart, Jennifer Lopez dhe Kelly Clarkson, shkruan DailyMail.
Sipas burimeve për ‘The Mirror’, Nicole nuk ka plane të ndalojë dhe dëshiron të ndjekë gjurmët e idhullit të saj, Celine Dion, e cila performoi për vite me radhë në Caesars Palace.
Shfaqjet e saj të mundshme në Vegas do të pasojnë performancën e planifikuar në Carnegie Hall këtë tetor, duke përfshirë një përzierje të hiteve të Broadway-t dhe këngëve pop me një orkestër të plotë live.
Performanca e saj në “Sunset Boulevard” u përshëndet nga vetë Andrew Lloyd Webber, i cili më parë kishte qenë kritik ndaj saj. Tani ai e quan Nicole “një nga këngëtaret dhe aktoret më të talentuara” që ka punuar ndonjëherë.
E prekur gjatë fjalimit të saj në ndarjen e çmimeve, Nicole falënderoi komunitetin teatror, të fejuarin Thom Evans dhe familjen e saj, duke theksuar se ndihet si në shtëpi më në fund.
Nga një fillim i pasigurt në solo karrierë, Nicole tashmë është bërë një forcë e respektuar në teatër dhe ndoshta së shpejti, edhe në skenën madhështore të Las Vegasit.