Ballina Aktualitet Lëvizje në Kadastrën e Elbasanit/ Emërohet drejtori i ri, ja nga vjen

Lëvizje në Kadastrën e Elbasanit/ Emërohet drejtori i ri, ja nga vjen

59
0

Everest Kazheli është emëruar drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) për Drejtorinë Vendore në Elbasan. Kazheli largohet kështu nga drejtimi i Kadastrës në Fier, ndërsa deri më tani nuk është bërë i ditur emri i personit që do ta zëvendësojë në këtë detyrë.

Largimi i tij vjen në një kohë kur kadastra e Fierit është përfshirë në skandale të tjetërsimit të pronave ku për pasojë ish-drejtues të ASHK Fier ndodhen në burg.

Ndërkohë, emërimi i Everest Kazhelit në krye të Drejtorisë Vendore të ASHK-së në Elbasan shënon një tjetër lëvizje në strukturat drejtuese të Kadastrës.

Kazheli, deri në këtë javë ka mbajtur detyrën e drejtuesit të Drejtorisë Vendore të ASHK-së në Fier. Më herët ai ka drejtuar edhe strukturën e Kadastrës në Lushnjë, duke krijuar një eksperiencë të konsoliduar në administrimin e proceseve dhe shërbimeve kadastrale.