Ballina Kronika I dënuar me burg përjetë – Aldo Bare rekurs në Gjykatën e...

I dënuar me burg përjetë – Aldo Bare rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon të përfitojë ulje dënimi

20
0

Aldo Bare, i dënuari përjetë si drejtues i “bandës së Lushnjës”, kërkon të përfitojë ulje dënimi në Gjykatën e Lartë.

Bare ka depozituar një rekurs në këtë gjykatë, që do të shqyrtohet nga një kolegj penal me relator gjyqtarin Sandër Simoni.

Kjo nuk është hera e parë që Bare kërkon ulje dënimi, me arsyetimin për sjellje të mirë. Edhe në vitin 2023 ai përmes avokatëve bëri të njëjtën kërkesë.