Ballina Politika Meçollari: Ushtaraku më parë betohej për të dhënë jetën për territor, sot...

Meçollari: Ushtaraku më parë betohej për të dhënë jetën për territor, sot përmirësojnë jetën duke dhënë territor…

22
0

Ish-oficeri i lartë i Forcave të Armatosura dhe eksperti i sigurisë, në Syri TV, ka reaguar ashpër pas shkarkimit të tij, duke e cilësuar procesin disiplinor si të manipuluar dhe të motivuar nga interesa të errëta oligarkësh.

Meçollari akuzon anëtarët e komisionit disiplinor për lidhje direkte me prona të ushtrisë dhe zbulon se dy prej tyre kishin firmosur më parë për transferimin e pronës në bazën detare të Sarandës, ndërkohë që çështja është tashmë në hetim nga SPAK.

Ai thekson se procesi i shkarkimit të tij është i komprometuar, duke përmendur ndërhyrje dhe presione direkte për largimin e tij nga ushtria.

ARTUR MEÇOLLARI: Ushtaraku është betuar për të dhënë jetën për të mbrojtur territorin, por sot, përmirësojnë jetën duke dhënë territore. Ajo është një video 13 sekonda në fakt, por është shkëputur nga një video rreth 5 orë, që është komisioni disiplinor që është ngritur për të më liruar mua nga forcat e armatosura. Tre veta në atë komision kanë lidhje me pronat e ushtrisë. Kanë firmosur. Dy kanë firmosur për bazën detare të Sarandës, 3 muaj përpara se të ndodhte video dhe njëri ka firmosur në vitin 2016-2017, për nxjerrjen nga plani i përhapjes të 133 hektarëve nga 200 hektarë të forcave detare që ka baza.

66% të pronave.  Të dyja çështjet janë në hetim në SPAK, i kam çuar unë. Por thelbi qëndron që çfarë shkeljesh ligjore dhe pse kjo video ose pse ky proces ka lidhje me bazën e Limionit. E para, në video po të shikohet me vëmendje nuk është vetëm ky rast, ka edhe raste të tjera. Për shembull: prokurori, ai që quhet oficeri disiplinor hyn në bisedë me komisionin pa prezencën time, dhe sqaron komisionin se si duhet të lirohem unë nga Forcat e Armatosura. Ose, në një moment Komisioni ka idenë që të më japë mua kohë 24 orë për tu mbrojtur dhe pasi vete kryetari i komisionit tek ministrja, atëherë i thotë: Jo nuk do të bëhet, nuk do ti japim kohë… madje i kërcënon e i thotë: ju veni me kryetarin apo jo. Apo video që thotë: Ministrja e do të mbyllur sot.

Komisioni kishte dhe 6 ditë kohë. Vendimi ishte marrë.