Ballina Sport Rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve

Rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve

15
0

Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve fillon sonte (e martë), dhe raundi i parë do të luhet gjatë tre ditëve, nga e marta deri të enjten, me gjashtë ndeshje të planifikuara çdo ditë.

Këtë vit, 36 klube do të luajnë kundër tetë kundërshtarëve në një ligë, ndërsa tetë të parat do të avancojnë direkt në raundin e 1/8-tës.

Ekipet nga vendi i 9-të deri në të 24-tin luajnë dy ndeshje ‘play-off’, të cilat japin tetë pjesëmarrës të tjerë në fazën e 1/8-tës dhe një total prej 16 ekipesh që fillojnë fazën eliminatore.

Ndeshjet më interesante të ditës së sotme janë ato mes Real Madrid-Marseille, Juventus-Dortmund dhe Athletic Bilbao-Arsenal.

Gjatë të mërkurën luajnë Ajax- Inter, Bayern Munich-Chelsea, Liverpool-Atletico Madrid dhe PSG-Atalanta, ndërsa të enjten bien në sy takime si Man City-Napoli dhe Newcastle-Barcelona.

Liga e re e Kampionëve ka një buxhet prej 2.5 miliardë eurosh, kështu që në fillim secili pjesëmarrës mori 18.6 milionë euro, që është një total prej 670 milionë eurosh ose 27.5 për qind e buxhetit.