Ballina Europë Papa Françesku lëshoi ​​një thirrje të re për paqe: Fëmijët dhe familjet...

Papa Françesku lëshoi ​​një thirrje të re për paqe: Fëmijët dhe familjet janë “viktimat e para” të luftës

23
0

Papa Françesku gjatë daljes së tij në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, bëri këtë të mërkurë një apel të ri për paqe, ku deklaroi se fëmijët dhe familjet janë viktimat e para të luftës.

“Ne lutemi për paqe. Paqja është dhuratë e Shpirtit”, tha Papa Françesku, shkruan ANSA.

Ai paralajmëroi se zonat e prekura nga lufta po zgjerohen.

“Ne po mendojmë për vendet që po vuajnë shumë: Ukraina, Palestina, Izraeli, Mianmari, Kivu e Veriut kanë vuajtur dhe shumë vende janë në luftë”, shtoi Papa Françesku.