Ballina Politika E Ngarkuara me Punë e SHBA takon Dumanin, VanHorn: Jemi krenarë për...

E Ngarkuara me Punë e SHBA takon Dumanin, VanHorn: Jemi krenarë për bashkëpunimin me SPAK!

12
0

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim me Kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani, në ambientet e strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas një njoftimi zyrtar të Ambasadës së SHBA-së, në qendër të takimit ishin bashkëpunimi i ngushtë mes SPAK, BKH dhe agjencive amerikane të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikimit të drogës.

Gjithashtu, u diskutua edhe vizita e fundit e Dumani në Uashington, ku ai zhvilloi takime me zyrtarë të Administratës Trump, përkatësisht në Departamentin e Shtetit dhe Departamentin e Drejtësisë.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë,” thuhet në deklaratën e Ambasadës.