Ballina Lifestyle Kylie Jenner pranon dobësitë e saj: alkooli, ushqimet e shpejta dhe zakonet...

Kylie Jenner pranon dobësitë e saj: alkooli, ushqimet e shpejta dhe zakonet e papritura

15
0

Në një nga intervistat e saj më të hapura, Kylie Jenner ka folur pa komplekse për disa nga gjërat që i pëlqejnë, edhe pse shpesh nuk përputhen me imazhin “perfekt” që ajo shfaq në publik.

Ajo ka pranuar se i pëlqen të konsumojë alkool në shoqëri, duke përmendur se zgjedhjet e saj të preferuara janë Corona Light me limë dhe një gotë verë Pinot Grigio.

Kylie, e cila është ndër personazhet më të ndjekur në rrjete sociale, ka treguar gjithashtu dobësinë e saj për ushqimet e shpejta dhe të pakta. Chips, snacks dhe ushqime të ngjashme janë pjesë e përditshmërisë së saj, edhe pse ajo shpesh paraqitet si ikonë e jetesës së shëndetshme.

Deklaratat e saj janë komentuar gjerësisht, pasi vijnë si një rrëfim i sinqertë përballë imazhit të filtruar që familja Kardashian-Jenner shpesh kultivon në publik.