Ballina Europë Nëse Ukraina humbet luftën, atëherë Ukraina do të zhduket!

Nëse Ukraina humbet luftën, atëherë Ukraina do të zhduket!

69
0

Perëndimi duhet të sigurojë fitoren e Ukrainës në luftën e saj me Rusinë ose ajo do të zhduket përfundimisht.

Të paktën këtë mendon ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares që gjatë një interviste me Euronews, ka vënë në dukje atë se çfarë po luhet aktualisht në Europë.

“Nëse Rusia humbet luftën, atëherë Rusia thjesht ka humbur luftën. Nëse Ukraina humbet luftën, atëherë Ukraina do të zhduket”, është shprehur ai.