Situata pranë Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku disa protestues të maskuar kanë tërhequr kosha mbeturinash dhe i kanë shtyrë në drejtim të autobotit të Policisë.
Më pas, koshave u është vënë flaka, duke përshkallëzuar përplasjet në zonë.
Ndërkohë, disa protestues të tjerë kanë marrë gurë dhe i kanë hedhur në drejtim të efektivëve të Policisë. Forcat e rendit janë kundërpërgjigjur duke përdorur spray për të shpërndarë turmën dhe për të përballuar sulmin.
Po ashtu gurë po hidhet dhe drejt Ministrisë së Arsimit, atje ku prej shumë ditësh protestohet nga studentët shqiptare, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e Ramës.
Ndërkohë, bojkoti i procesit mësimor është duke vijuar. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjet për dialog me studentët protestues, duke shprehur gatishmërinë për komunikim. Megjithatë, deri më tani kjo ofertë nuk ka sjellë ndryshim në qëndrimin e protestuesve, të cilët vijojnë të këmbëngulin se dorëheqja e kryeministrit është kërkesa e tyre kryesore.
Në mbështetje të studentëve janë rreshtuar edhe pedagogë dhe qytetarë, të cilët kanë shprehur solidaritet me kauzën e tyre.







