Ballina Aktualitet Ismaili dhe Migjeni zhduken pa nam e nishan/ Air Albanias i humbet...

Ismaili dhe Migjeni zhduken pa nam e nishan/ Air Albanias i humbet “vula”, përfundon me avionë pa logo

24
0

Ismaili, Migjeni, Naimi, avionët të cilët dikur mbanin flamurin shqiptar të stampuar në trupin e tyre, janë zhdukur pa nam e nishan. Ata që dikur qeveria i shiste si krenarinë e qiellit të Shqipërisë, tashmë nuk duken asgjëkundi. Arsyeja është se kompanitë që ja kishin dhënë ato më qira Air Albanias i kanë tërhequr avionët mbrapsht për shkak të mos pagesës së qirasë.

Si rezultat, tashmë Air Albania ka përfunduar me avion pa logo apo simbol të Shqipërisë. Avioni i vetëm i kompanisë flamur, që duket në qarkullim, mban logon Dana Air, kompanisë që ja ka dhënë atë me qira Air Albanias.

Ismaili dhe Migjeni zhduken pa nam e nishan/ Air Albanias i humbet

Dhe tashmë ky është thelbi i modelit të biznesit të Air Albanias. Avionët merren me qira, bëjnë disa rrugë dhe zhduken sërish për shkak se tërhiqen mbrapsht nga kompanitë qiradhënëse, pasi nuk paguhen. Aq shpesh vijnë e ikin avionët e Air Albanias saqë kompanisë nuk po i del më koha as t’u stampojë logon e saj dhe simbolet e Shqipërisë.

Ismaili dhe Migjeni zhduken pa nam e nishan/ Air Albanias i humbet

Dy javë më parë, Kapitali publikoi lajmin se kompania flamur e Shqipërisë është paditur në një gjykatë britanike nga kompania amerikane Gat Aircraft and Engine Leasing Limited për shkelje të kontratave të qirasë për dy avionë të tipit A320-200.

Gat Aircraft and Engine Leasing Limited, degë e GA Telesis, e ka paraqitur padinë më 1 gusht në gjykatën britanike duke pretenduar se transportuesi kombëtar shqiptar ndaloi së paguari qiratë për dy avionët, respektivisht avionin ZA-ASM (msn 3676) dhe atë ZA-MMK (msn 4934), në mars 2025. GA Telesis gjithashtu pretendon se linja ajrore ka shkelur detyrimet e tjera ndaj palëve të treta, përfshirë Eurocontrol. Kjo e shtyu qiradhënësin të ndërpresë kontratat e qirasë.

Kompania amerikane tha se i bëri një kërkesë zyrtare Turkish Airlines, si garantues sipas marrëveshjes së qirasë së Air Albania, për pagesën e qirave të papaguara më 14 korrik, të cilën kompania turke refuzoi ta respektonte./kapitali