Ballina Aktualitet Metani i ILD arkivon çështjen për prokuroren Gjeli, kryeministri e akuzoi për...

Metani i ILD arkivon çështjen për prokuroren Gjeli, kryeministri e akuzoi për ndërtimet pa leje në Theth

34
0

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani arkivon ankesën e ish-ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja ndaj prokurores së Shkodrës Elsa Gjeli. Prokurorja u vu në qendër të akuzave nga kryeministri Edi Rama për ndërtimet pa leje në Theth.

Manja kërkoi nisjen e hetimit disiplinor për Gjelin por tashmë çështja është arkivuar. Sipas ligjit ministri mund ta ankimojë pranë KLGJ. Meqë Ulsi Manja se mban më atë detyrë i takon ministrit  të ri të drejtësisë ta vlerësojë.