Ballina Lifestyle Kim Kardashian mahnit me fotot joshëse

Kim Kardashian mahnit me fotot joshëse

12
0

Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen e fansave me një seri fotografish në rrjetet sociale, pak ditë pas publikimit të dokumentarit për ish-bashkëshortin e saj, Kanye West.

Ylli i reality show-t, 44 vjeç, postoi selfies ku shfaqej me një veshje transparente me motive lëkure gjarpri nga marka e saj Skims, pa mbishkrim, duke lënë që fotografitë të flisnin vetë.

Dokumentari, i titulluar “Në emër të kujt?”, ndjek jetën e Kanye nga 2018 deri në 2024, duke treguar kulmet dhe uljet e karrierës, betejat me shëndetin mendor dhe tensionet me Kim dhe Kris Jenner, shkruan DailyMail.

Kritika e ka përshkruar si “frustrues dhe tepër bindës”, duke ofruar një pamje intime dhe të paqëndrueshme të reperit.

Gjatë fundjavës, Kim po ashtu pozoi e veshur me bizhuteri Cartier për kopertinën e saj të fundit për Vogue France.

Ajo ishte e martuar me Kanye për gjashtë vjet dhe kanë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Dokumentari shfaq momentet kontraverse të reperit dhe luftën e tij me shëndetin mendor, ndërsa regjisori Nico Ballesteros thekson se qëllimi ishte të tregonte realitetin e jetës së famshme, jo të glorifikonte Ye-në.