Ballina Europë Shqiptari Elvis Simoni në qendër të hetimeve për vrasjen e kriminelit turk...

Shqiptari Elvis Simoni në qendër të hetimeve për vrasjen e kriminelit turk për një video erotike

19
0

Më 23 korrik, në një apartament në Sesto San Giovanni, pranë Milanit, u gjet i djegur Hayati Aroyo, një bos i krimit me origjinë turke. Ai ishte vrarë me tridhjetë thika dhe më pas trupi i tij u dogj për të fshirë gjurmët. Pas hetimeve, u arrestuan tre persona, Valentina Peroni, 36 vjeçe, burri i saj Emanuele Paganini, 38 vjeç, dhe shqiptari Elvis Simoni, 33 vjeç, mik i ngushtë i çiftit.

Sipas hetuesve, Elvisi ishte ai që goditi Aroyon në zemër me thikë dhe më pas vendosi trupin mbi krevat, ku i vuri zjarrin duke rrezikuar edhe apartamentin tjetër.

Krimi dyshohet se ka lidhje me një video erotike ku shfaqet Peroni me një person tjetër, xhiruar gjatë një prej festave të mbushura me kokainë, që organizoheshin nga Aroyo. Simoni dyshonte se Aroyo donte ta shpërndante videon, edhe pse vetë materiali nuk është gjetur ende nga hetuesit.

Pas ngjarjes, tre të arrestuarit u kthyen në banesat e tyre dhe vijuan jetën e tyre për disa ditë, duke përdorur kartat bankare të viktimës për pagesa në sallat e lojërave të fatit.

Skuadra e Milanos dhe Prokuroria vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe motivacionit të krimit.