Ballina Ekonomia Euro nën 100 lekë? Efektet zinxhir dhe cila është zgjidhja

Euro nën 100 lekë? Efektet zinxhir dhe cila është zgjidhja

59
0

Presioni ndaj euros dhe forcimit të lekut do të rritet edhe në vijim, pasi është efekt strukturor i krijuar nga shumë faktorë që po japin një eukilibër të ri të kursit duke mos përjashtuar as këmbimit e euros nën nivelin e 100 lekëve.

Eksperti i ekonomisë Adrian Civici, ish-anëtar Bordi i Këshillit Mbikqyrës të BSH, në një intervistë për gazetaren e SCAN, Alida Lula, ka thënë se elementi krysor është prishja e balancës, sasia e euros në treg po rritet dhe sipas tij, Shqipëria duke qënë se është një vend me përdorim të dy monedhave, ka ndikim. Por faktori më i dukshëm sipas tij, është efekti i turzimit që po bëhet gjithëvjetor, krahas rritjes së investimeve të huaja direkte, të cilat kapin shifrën e 1.5 mld eurove.

“Është një efekt strukturor i krijuar nga shumë faktorë që po japin një ekuilibër afatmesëm. Duke analizuar faktorët se si erdhëm deri këtu, presioni ndaj euros dhe forcimit të lekut do rritet, sidomos nga efekti i turizmit dhe investimet e huaja direkte. Por veç këtyre, kemi dhe një efekt psiokologjik me ndikim negativ” – ka thënë Civici.

Eksperti thekson se ky ekuilibër i ri do të zgjasë. I pyetur a ka pritshmëri që monedha europiane të rimëkembet, ai thotë:

“Për mendimin tim jo, ose mund të ketë pritshmëri për ndonjë rritje shumë të vogël më tepër axhustuse të situatave në treg. Por, përderisa këta faktorë në treg që ne përmendëm vazhdojnë të jenë prezent, natyrisht vetëm në ndonjë ndryshim thelbësor në ndonjërin prej tyre, mundet që ta amortizojë pak situatën” – shton eksperti.

Pyetjes se a duhet të ndërhyjë Banka e Shqipërisë, z. Civici si ish-antër Bordi i Këshillit Mbikqyrës në këtë institucion, ka thënë se BSH nuk mund të bëjë ndërhyrje direkte, por ka sugjeruar të merret vendim nga qeveria që të marrë hua në tregun e brendshëm.

“Ndërhyrje direkte BSH është shumë e vështirë, kjo për mënyrën e objektivit të bankës dhe akoma nuk jemi të qartë se çfarë kosto kërkon kjo ndërhyrje. Megjithatë, mundësi për ndërhyrje ka, meqënëse kemi dalë 1-2 herë në treg për të marë hua në euro ose valutë, mund të shikohet mundësia që ajo hua të merret në tregun e brendshëm” – ka thënë Civici.

Shumë prej aktorëve të rëndësishëm të sistemit financiar të vendit erdhën nga Eurozona, duke e bërë më të lehtë aksesin në linjat e financimit në monedhën europiane. Sipas ekpertëve, ky Euroizimi i lartë i ekonomisë, ul efektshmërinë e politikës monetare dhe mund të vështirësojë shënjestrimin e stabilitetit të çmimeve.