Ballina Kronika DURRES/ Policia, arrestime, procedime për vepra të ndryshme penale nga dhuna, ndertim...

DURRES/ Policia, arrestime, procedime për vepra të ndryshme penale nga dhuna, ndertim pa leje dhe kanosje

153
0

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan shtetasin J. T., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj disa familjarëve të tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. K., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi ka hedhur inerte në pronën e tij, jashtë kritereve dhe kushteve të përcaktuara në autorizimin që kishte marrë për këtë rast;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. Q., 42 vjeç dhe E. S., 37 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Xh. Z., 33 vjeçe, pasi dyshohet se nuk ka transferuar në sistem, pagesat për shërbimin e energjisë elektrike që ka kryer një shtetase, në subjektin e 33-vjeçares;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. F., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë punës në kompaninë e ndërtimin që administron, ka rënë nga skela, punonjësi, shtetasi A. Ç., 43 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;

-E. T., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka prishur qetësinë publike, duke gjeneruar zhurma me automjetin që drejtonte.