Kryeministri Edi Rama, teksa prezantonte Ogerta Manastirliun si kandidate për Tiranën, nuk harroi të mbrojë edhe një nga gafat më të përfolura të ditëve të fundit: shkarkimin e zëvendësministrit të Brendshëm për një cigare të ndezur në lokal.
“Ky është standardi ynë,” tha Rama, duke i dalë në krah ministres së re Albana Koçiu, ndonëse vendimi i saj u kthye në objekt talljeje kudo. Në vend që të fliste për arsyet e largimit të Erion Veliajt apo për garën që e pret PS-në në Tiranë, kryeministri preferoi të shndërrojë një episod qesharak në histori propagande, duke e shitur si shembull “disipline shtetërore”.
Me këtë skenë, Rama duket se kërkon dy gjëra: të lajë duart me Velinë dhe, njëkohësisht, të ndezë një zhurmë të re përmes ministres së tij të Brendshme. Ndërsa qytetarët shohin me habi se si një cigare e fikur kthehet në argument politik, në sfondin e pushtetit socialist bëhet gati gara për fronin e Tiranës.
Në vend të përgjigjeve për Velinë, publiku mori një leksion për cigaret dhe një shfaqje të re të propagandës./vna