Sali Berisha ka akuzuar ashpër qeverinë e Edi Ramës për lidhjet e dyshimta me grupet kriminale, duke denoncuar një skandal që ka të bëjë me Altin Troplinin dhe Elvis Doçin.
Sipas tij, Troplini ka shkelur ligjin antimafia dhe ka mbajtur të lirë Elvis Doçin, një nga personat kryesorë të lidhur me trafikimin e drogës, ndërsa Rama ka shpërblyer grupet kriminale me ndihmën e këtij të fundit. Berisha tha se pas këtij incidenti, Rama u ka dhënë pesë kulla dhe 12 pasuri publike Troplinëve, ndërsa gjithashtu ka lidhur kompaninë Accor me Elvis Doçin.
Ai theksoi se dosja e antimafies italiane ka dëshmuar se droga që vinte nga porti i Durrësit shpërndahej në Itali dhe Gjermani në masa të mëdha.
Fjala e tij:
Të dhënat janë të hapura.
Antimafia italiane solli dosjen Troplini, Elvis Doçi.
Dhe Altin Troplini nuk e arrestoi.
Jo vetëm që nuk e arrestoi Elvisin, por u dha Troplinëve, pas kësaj ngjarje, Edi Rama u dha pesë kulla dhe 12 ndërtime në tokë publike.
Sepse Altin Troplini ka asgjësuar ligjin antimafia të vendit. Nuk e zbaton.
Merr hotelin tek Shkëmbi i Kavajës. Kanë implikuar kompaninë prestigjioze. Edi Rama ka lidhur Accor-in me Elvis Doçin, me Troplinët.
Dosja e Troplineve thoshte se nga porti i Durrësit, droga që vinte, shpërndahej drejt Italisë dhe Gjermanisë në dhjetëra tonelata dhe qindra kuintalë.
Po, janë të gjitha në dosje.