Ballina Dossier Historia e katër nëndetëseve ruse që mbetën në Pashaliman!

Historia e katër nëndetëseve ruse që mbetën në Pashaliman!

39
0

Ish-shefi i zbulimit shqiptar Hajro Limaj, i ftuar në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, solli dëshmi dhe fakte mbi një nga episodet më të nxehta të Luftës së Ftohtë në Shqipëri: bazën ushtarake të Pashalimanit dhe katër nëndetëset sovjetike që mbetën aty edhe pasi marrëdhëniet me Moskën u prishën. Limaj tregoi se Pashalimani ishte jo vetëm një bazë detare, por një pikë strategjike që për vite me radhë mbajti në ankth fuqitë e mëdha të kohës.

“Në vitin 1955 Shqipëria u bë pjesë e Traktatit të Varshavës, duke i hapur rrugë Bashkimit Sovjetik të vendoste flotën e tij në territorin tonë,” – tha Limaj. “Kjo i dha Moskës akses të drejtpërdrejtë në Pashaliman, ku u sollën 12 nëndetëse dhe një flotë e tërë detare.”

Sipas tij, Pashalimani u kthye në një sy vëzhgues të Mesdheut, prej nga sovjetikët monitoronin dhe kërcënonin flotën amerikane të armatosur me armë bërthamore. Por marrëdhëniet me Moskën u përkeqësuan shpejt. “Në vitin 1961 Shqipëria detyroi largimin e flotës sovjetike, ndërsa një vit më pas Kremlini përgatiti një plan pushtimi që u anulua për shkak të krizës së Kubës,” – tregoi Limaj.

Ai shtoi se pas largimit të sovjetikëve, “nga 12 nëndetëse, 4 mbetën në Pashaliman dhe iu kaluan Shqipërisë, duke u bërë baza e mbrojtjes detare të vendit, megjithëse kapacitetet tona nuk mund të krahasoheshin me Italinë apo Greqinë.”

Kush i shkatërroi fabrikat dhe uzinat shqiptare

Në historinë e pasluftës, Shqipëria ka përjetuar periudha të errëta dhe vendimtare, ku siguria dhe zbulimi kanë qenë thelbësore për mbijetesën e shtetit. Ish-shefi i Zbulimit, Hajro Limaj i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV tregoi sot se ka qenë prezent në një debat historik në Kuvendin e Serbisë në 1992-shin, kur Vojislav Shesheli e pyeti Slobodan Milloshevicin për financimin e planeve të destabilizimit të Shqipërisë.

Rrëfimi i tij tronditës hedh dritë mbi strategjitë dhe ndikimet që kanë kërcënuar vendin tonë, duke zbuluar si struktura të brendshme dhe agjenturat e huaja kanë luajtur një rol vendimtar në fatin e Shqipërisë. Ky rrëfim është dëshmi e paçmueshme e ngjarjeve që nuk janë thënë kurrë hapur, duke treguar manipulatimet dhe rreziqet që kanë formësuar historinë e vendit tonë.

Ja çfarë thotë zoti Hajro Limaj në DritareTV:

“Shqipëria përjetoi shkatërrime të mëdha në institucionet dhe strukturat e saj të sigurisë në vitin 1990. Po të kishin vazhduar institucionet siç ishin, nuk do të mund të krijoheshin firmat piramidale, të cilat u ngritën nga ata që erdhën në pushtet dhe nga agjentë të huaj. Ata që morën pushtetin e shkatërruan institucionin e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, shkatërruan uzina, fabrika, çdo gjë që i kishte mbetur Shqipërisë. Agjenturat e huaja gjithashtu kontribuan në shkatërrimin e shtetit dhe si pasojë, Forcat e Armatosura u shpërbënë në vitin 1997.

Ishte një strategji që Shqipëria “të gjakoste vetveten”, përmes firmave piramidale dhe grumbullimit të pasurisë së popullit. Kryetarin e SHIK-ut e morën nga mësuesi i fizkulturës dhe e bënë drejtor të Zbulimit, një detyrë që nuk e njihnin. Dhe ky ishte rezultati. Unë e kam dëgjuar vetë gjithë debatin që u zhvillua në Kuvendin e Serbisë dhe më pas në Greqi. Millosheviçi, si strateg i ftohtë, kishte synime të qarta kundër Shqipërisë; veprimet e tij ishin antishqiptare dhe drejtonte me mjeshtëri agjenturat kundër vendit tonë, ashtu siç edhe Enver Hoxha kishte vepruar më parë. Ai tha: “Mos keni merak, me ato para unë realizova shpërbërjen e Shqipërisë; me ato para bëhet luftë civile në vend.”

Me një skuadër gjahtarësh, ai kishte kontroll të plotë, sepse Shqipëria nuk kishte kufi, nuk kishte ushtri, dhe agjenturat e huaja vepronin në mënyrë të pandërprerë në emër të Tiranës. Këto ngjarje ndodhën në vitin 1992. Unë i kam dëgjuar me veshët e mi dhe i kam të incizuara.

Pas kësaj, reagimi shqiptar ishte i dobët, dhe në vazhdimësi, ish-kuadro të shtetit të mëparshëm krijuan struktura si “Gjallica” dhe “Vefa”. Nuk është çudi që në krye të këtyre strukturave ishin ose kapitenë të ushtrisë, ose ushtarakë, të cilët ishin rekrutuar më parë nga UDB-ja. Nuk është rastësi asgjë. Shtetet e fuqishme dhe të konsoliduara realizojnë strategjitë e tyre duke pasur një strukturë të fortë të agjencive të zbulimit dhe diplomacisë. Shqipëria ka qenë gjithmonë e ekspozuar ndaj kësaj.

Sigurimi i shtetit nuk krijoi firmat piramidale; ato nuk do të mund të ishin ngritur pa mbështetje qeveritare dhe financiare, në rastin konkret të Berishës. Shkatërrimi i Shqipërisë është vepër e UDB-së”, tregon ai.