Ballina Aktualitet Mjekja jep lajmin: Vaksina për kancerin e pankreasit zgjat jetën me 10...

Mjekja jep lajmin: Vaksina për kancerin e pankreasit zgjat jetën me 10 vite

42
0

Ndërkohë që Rusia ka deklaruar se ka zhvilluar një vaksinë që trajton të gjitha llojet e kancerit, mjekja Aurora Dollenberg ndau në Dita Jonë në A2 CNN lajmin se shpresëdhënëse deri më tani është vaksina e pankreasit e cila i zgjat jetën pacientit deri në 10 vite. 

“Shpresëdhënëse deri tani është për kancerin e pankreasit. Kur themi këtë kancer  dimë që pacienti i ka ditët e numëruara. Është diagnoza më vdekjeprurëse që kemi kur bëhet fjalë për jetëgjatësinë e pacientit se zgjat vetëm 6 muaj jetëgjatësia. Këta pacientë kanë qenë  vullnetarë u bënë pjesë e kësaj vaksine dhe është parë që kur kanë një mutacion gjenetik që ne me anë të vaksinës arrijmë ta korrigjojmë qelizën kanceroze duke e bërë të kapshme nga sistemi policor imunitar që ka trupi ynë. Në momentin që japim këtë vaksinë bëjmë të dukshme qelizën kanceroze për t’u detektuar nga trupi dhe kemi parë që te kanceri i pankreasit këtu në gjermani e kemi rritur me disa vite dhe deri në 1 dekadë jetëgjatësia e pacientëve duke i dhënë mundësi pacientit për një prognozë më të mirë”. 

“Bëhet fjalë për disa vaksina që rrisin jetëgjatësinë dhe nuk e kthejnë më dhe këtu ka shumë shpresë dhe optimizën që në të ardhmen të kemi mundësi që të bëjmë një hartë gjenetike të pacientit. Kriteri kryesor është që të jetë në gjendje fizike shumë të mirë. Nuk mund të jenë të gjithë pacientët përfitues, por ata qe morën panë që kanceri të mos rikthehet”. 

Sipas saj përmirësime ka pasur edhe për disa lloje të tjera kanceri si ai i mushkërive dhe zorrës së trashë, ndërkohë që në mjekësi ekzistojnë edhe dy vaksina parandaluese. 

“Edhe kanceri i zorrës së trashë ka patur përmirësim të dukshëm, edhe i mushkërive. Janë disa diagnoza që premtojnë shumë.  Në këtë vaksinë që ka përmendur Rusia bëhet fjalë për trajtimin e kanceri pasi vaksina për parandalim ne e kemi vaksina e papilomes njerëzore që parandalojnë kancerin e qafës së mitrës dhe zorrës dhe kancerin anal dhe vaksina e hepatitit B që parandalon kancerin e mëlçisë”. 

“Vaksina për kancerin ka interes shumë të lartë. Rusia nuk është hera e parë që del me prononcime të tilla dhe nuk e ka nxjerrë një mjek, por një përfaqësues shteti. Ne e dimë që në kombinim me kimioterapinë dhe radioterapinë ekziston edhe një vaksinë që përdoret në disa klinika universitare, por janë në fazën eksperimentale. Edhe për ne mjekët duket mrekulli se ende nuk është realitet shkencor. Kemi një llojshmëri të lartë të kancereve dhe duhet përcaktuar për çfarë lloj kanceri është kjo vaksinë se nga ana mjekësore është e pamundur që të zhvillohet një vaksinë për të gjitha llojet e kancereve p.sh. kanceri i mëlçisë dhe mushkërisë kanë profil gjenetik të ndryshëm dhe brenda një pacienti mund të ishin dy lloj vaksinash të ndryshme. Ne kemi rezultate të mirënjohura për disa lloje kanceri si ai i lëkurës, e kombinuar me imunoterapi. Terapi të tilla me vaksina të personalizuara janë terapi shumë të shtrenjta është e pamundur. në laboratorët e Europës”.