Një operacion i policisë greke në bashkëpunim me forcat speciale EKAM, ka zbuluar një sasi prej 1.1 ton kanabis bashkë më arsenal armësh. Sipas mediave online gjatë këtij operacioni në pranga kanë rënë edhe gjashtë persona, mes tyre edhe gra.
Grupi kriminal kishte kultivuar drogë në Greqi dhe kishte arritur të nxirrte prodhimin, ndërkohë që tregëtonte edhe kokainë dhe droga të tjera sintetike. Operacioni i policisë u zhvillua në zona të ndryshme të Athinës dhe Arkadias. Kreu i grupi kriminal ishte 39-vjeçari shqiptar, ndërsa pas tij në hierarki vinte 36-vjeçari tjetër gjithashtu shqiptar.
Gjatë operacionit u sekuestruan nga policia greke 1 ton e 161 kg marijuanë, 1640 rrënjë marijuane, 4.3 gram kokainë, 3.5 gram ketaminë, 10 gram kristal methamfetaminë MDMA, 9 tabela ECSTASY, nga shitja e të cilave parashikohej një fitim prej 8 milionë euro.
Efektivët gjithashtu gjetën dhe sekuestruan edhe 2 pistoleta, 1 Kallashnikov, 1 granatë, 134 fishekë, 1 thikë, 4 peshore elektronike, 3 automjete, 17 celularë, 12.250 euro false, 120 euro, 1900 lekë, 70 paund, 22 dollarë amerikanë, 10 dollarë kanadezë dhe 20 franga zviceriane.