Ballina Sport Roma sheh nga kreu, fiton në shtëpi ndaj Veronës

Roma sheh nga kreu, fiton në shtëpi ndaj Veronës

22
0

Roma ka triumfuar 2-0 ndaj Veronës, në ndeshjen e Serie A. Një sukses shumë i rëndësishëm për skuadrën e Gasperinit, që e sheh veten në vendin e dytë me 12 pikë, po aq sa Napoli kryesues.

Dovbyk ndezi festën vendase në “Olimpico” pas vetëm shtatë minutash lojë. Në pjesën e dytë, ishte Soule që dyfishoi shifrat. Verona u përpoq që të futej në lojë, realizoi me Orban në minutën e 90-të, por goli u cilësua i parregullt për prekje me dorë.