De Jong humbet Europianin, trajneri Kuman fajëson Barçën: Ata e rrezikuan, ne vuajmë pasojat!!
Frenki De Jong nuk do të jetë pjesë e Europianit për shkak të dmëtimit që pësoi në “El Clasico” ndaj Real Madrid.
Të gjithë te Holanda shpresonin te rikuperimi në kohë i 27-vjeçarit, por ai nuk ia doli të ishte gati.
Trajneri Ronaldo Kuman reagoi duke fajësuar Barcelonën për gjendjen e mesfushorit
“Te Barcelona rrezikuan shumë më gjendjen fizike të De Jong dhe tani jemi ne që vuajmë pasojat”, u shpreh Kuman.
“Jam shumë i mërzitur dhe i zhgënjyer, në javët e fundit kemi punuar shumë, por për fat të keq kavilja ime do ende kohë që të rikuperohet.
Është një ëndërr dhe nder që të përfaqësosh vendin në një kompeticion kaq të rëndësishëm, por tani si pjesa tjetër, unë do të bëj tifozllëk për kombëtaren”, deklaroi De Jong.