Një aparat celular është sekuestruar nga grupi i sigurisë në burgun e Drenovës, gjatë një kontrolli të ushtruar në njërën prej qelive të institucionit.
Telefoni është kapur në sektorin ku po vuan dënimin një i dënuar për veprimtari të lidhura me lëndët narkotike.
Sipas burimeve të “Euronews Albania”, dyshohet se telefoni mund të jetë përdorur nga i dënuari Laert Haxhiu, i cili ndodhet në të njëjtin sektor.
Hetimet për këtë rast po vijojnë nga Prokuroria e Korçës në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, SHÇBA.