Ndërsa Chandler Bing bëri miliona shikues të qeshin, në jetën private Matthew Perry ishte një njeri i dhunshëm. Burime pranë yllit të “Friends” e kanë përshkruar atë si shumë agresiv ndaj femrave, veçanërisht me ish të dashurën e tij Molly Hurëitz dhe me miken e tij Morgan Moses. Zbulime këto që njollosin imazhin e aktorit, i cili vdiq më 28 tetor 2023 nga një mbidozë me ketaminë.
Sipas “Daily Mail”, zemërimi i Matthew Perry, të paktën vitet e fundit, është derdhur mbi ish-të dashurën e tij Molly Hurëitz (të cilës i “hodhi një tavolinë”, pasi ajo u përball me të për tradhti në vitin 2021) dhe mbi miken e tij Morgan Moses, e cila me sa duket u përplas pas një muri dhe më pas në shtrat gjatë një zemërimi në mars 2022.
Në librin e tij të kujtimeve të vitit 2022, ” “Friends, Lovers and the Big Terrible Thing”, Perry iu drejtua varësisë dhe tha se më në fund ishte esëll pas përpjekjeve të shumta të dështuara për detoksifikimin dhe një kosto të përgjithshme prej 9 milionë dollarësh në trajtim. Sipas mendimit të atyre që e njohën nga afër, në realitet aktori “nuk ka qenë kurrë i pastër”. Perry takonte vajza në aplikacionet e takimeve dhe u kërkonte atyre të dërgonin drogë në rezidencën e tij prej 6 milionë dollarësh.
Sipas tabloidit britanik, sasia e ketaminës e gjetur në trupin e aktorit ishte e ngjashme me nivelet e përdorura për të anestezuar pacientët në spital.