Nicola Peltz shkëlqeu me elegancën e saj teksa pozoi me një veshje të bardhë, korse pa rripa, për shtëpinë luksoze italiane të modës Genny.
Vajza 31-vjeçare e miliarderit Nelson Peltz tërhoqi vëmendjen me një sytjena dantelle dhe një bluzë transparente në fushatën më të fundit të markës për sezonin vjeshtë/dimër.
Nicola, e cila është e martuar me Brooklyn Beckham, ka qenë imazh i Genny-t për tre vite radhazi.
Genny, e themeluar në vitin 1962, njihet për prerjet e pastra, linjat femërore dhe të rrjedhshme, si dhe veshjet e qëndrueshme.
Aktorja dukej në kulmin e magjepsjes edhe në një tjetër fotografi, ku kishte veshur një bluzë spektakolare me pupla.
Nicola u mbështet nga bashkëshorti i saj, Brooklyn, gjatë fundjavës, kur ajo u nderua me çmimin “Rising Star” në Festivalin e Filmit në Venecia.







