Ish-sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, ka dhënë një këshillë të fortë për trajnerin Hansi Flick pas humbjes së katalanasve në Champions League ndaj Paris Saint-Germain.
Henry ka theksuar se përdorimi i linjës së lartë mbrojtëse nga Flick është shumë i rrezikshëm dhe do t’i kushtojë skuadrës kundër ekipeve më të forta në botë.
“Nuk mund të luash në Champions League me atë linjë të lartë.
Më vjen keq, por, kur përballesh me ekipe të mira, do të ekspozohesh. Dhe kjo është pikërisht ajo që ndodhi,” deklaroi Henry për CBS Sports.
“Çdo sulm i mirë kundër portës do të të shkaktojë probleme çdo herë. Ata nuk duan ta ndryshojnë dhe e kuptoj që trajnerët mund të jenë të ngurtë në idetë e tyre, por kjo mund të kushtojë shumë në ndeshjet e mëdha.”
Flick më parë ka sugjeruar se nuk është i gatshëm të ndryshojë strategjinë e tij me linjën e lartë, por tani do të duhet të punojë shumë për të përmirësuar skuadrën nëse synon të shkojë deri në fund në Europë këtë sezon.