Ballina Kuriozitete Maroku pritet të ndërtojë stadiumin më të madh në botë, zbulohet kapaciteti...

Maroku pritet të ndërtojë stadiumin më të madh në botë, zbulohet kapaciteti dhe kostoja

27
0

Surpriza e Botërorit të Katarit 2022 padyshim ishte Maroku, kombëtarja e cila eliminoi Spanjën dhe Portugalinë. Tashmë ata po përgatiten për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë.

Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër atraksionet e mëdha të Kampionatit Botëror të vitit 2030.

Fillimi i ndeshjes së tij të parë është ende disa vite larg, por Kupa e Botës 2030 po shkruan që tani historinë.

“Grand Stade” do të ketë një kapacitet prej 115 mijë vendesh dhe për ndërtimin e tij është ndarë një shumë fillestare prej 411 milionë eurosh. Hapësira e nevojshme për ndërtimin e “Grand Stade” do të jetë mbi 100 hektarë.