Një tjetër talent që Juventusi ka dhe mund të mburret është edhe Matias Soule.
Ndërsa vjet mori besimin e Alegrit në shumë ndeshje, verën e kaluar ai u transferua te Frozinone ku pati edhe shpërthimin e tij, aq sa pas 30 ndeshjesh mes kampionatit dhe Kupës së Italisë numëron 10 gola të shënuar dhe 2 asiste.
Së fundmi, ai shënoi një supergol me Argjentinën U-23 ndaj Meksikës, një gol që po bën xhiron botës, pasi Soule realizoi me takë, duke lënë në vend portierin kundërshtar.
Në fund të këtij sezoni, argjentinasi 20-vjeçar do të rikthehet në bazë dhe vetë Soule i ka shumë të qarta idetë: “Dëshira ime është që të luaj me Juventusin dhe të tregoj aty cilësitë e mia, pasi për këtë arsye vendosa që të vij në Itali.
Por nëse Juventusi ka plane të tjera me mua, atëherë unë dua dhe ëndërroj Premier Ligën, pasi mendoj se është kampionati që më përshtatet, por edhe ai që më ekzalton”, u shpreh anësori ofensiv.