Ballina Sport Tri ekipe nga një shtet dhe 48 në total, ideja e re...

Tri ekipe nga një shtet dhe 48 në total, ideja e re për Botërorin e Klubeve

34
0

Pas suksesit në edicionin e parë, FIFA po e shqyrton mundësinë e modifikimit të rregullave të reja në Botërorin e Klubeve, me objektivin që ta rrisë prezencën e klubeve që vijnë nga i njëjti shtet.

Ideja e parasheh që, në vend të dy, të jenë tri klube për shtet.

Objektiv është që të shmangen situatat si ato të edicionit të parë me 32 pjesëmarrës, ku kishin mbetur jashtë disa klube të mëdha si Barcelona e Napoli, përkundër faktit se ishin shpallur kampionë në shtetet përkatëse, por që nuk kishin rezultate të kënaqshme në garat evropiane në vitet e fundit.

Edhe Premierliga u prezantua vetëm nga Chelsea e Manchester City, kurse Liverpooli, fitues i ligës, kishte mbetur jashtë shkaku i limitit prej dy klubesh për shtet.

Propozimi e përfshin edhe një rritje të turneut me 48 skuadra pjesëmarrëse, një zgjidhje e mbështetur nga Asociacioni i Klubeve Evropiane (ECA), por ka hasur në kundërshtim të UEFA-s, e cila është në kundërshtim edhe për mundësinë që kjo garë të mbahet çdo dy vjet, duke e preferuar periudhën çdo katër vjet.

Ky debat do të jetë në qendër të vëmendjes në Këshillin e ardhshëm të FIFA-s.

Edicioni i parë i Botërorit të Klubeve, i mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku fitoi Chelsea, u konsiderua si mjaft pozitiv, ndërsa veç mbetet të definohet formati i edicionit të dytë, i cili do të mbahet pas katër vjetësh, më saktësisht në vitin 2029..