Ballina Aktualitet Hapet më 5 korrik, Rama publikon pamje nga tuneli i Llogarasë

Hapet më 5 korrik, Rama publikon pamje nga tuneli i Llogarasë

18
0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga tuneli i Llogarasë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se tuneli do të hapet më 5 korrik.

“Tuneli i Llogarasë. 5 KORRIK 2024”, shkruan Rama në Facebook.

Tuneli pritet që të shkurtoj distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash.

Qeveria shqiptare parashikon që bashkë me Aeroportin e Vlorës, tuneli i Llogarasë do t’i japë një tjetër hov zhvillimit të turizmit në këtë zonë.