Ballina Politika Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama kujtohet për zjarrfikësit!...

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama kujtohet për zjarrfikësit! Premton rritje pagash dhe reformë në mes të ‘rrënojave’

17
0

Pasi zjarret masive përfshinë Shqipërinë nga veriu në jug, duke shkrumbuar qindra hektarë tokë, banesa dhe blegtori, Kryeministri Edi Rama është kujtuar të flasë për sistemin zjarrfikës.

Në një takim të zhvilluar këtë të shtunë me strukturat zjarrfikëse, Rama foli për “një nivel të ri shërbimi” dhe premtoi rritje pagash, ndërsa vendi ende nuk ka marrë veten nga dëmet e shkaktuara nga mungesa e ndërhyrjes në kohë dhe burimeve minimale në terren.

Në vend që të jepte llogari për mungesën e koordinimit mes bashkive, prefekturave dhe emergjencave civile gjatë krizës së zjarreve, kreu i qeverisë foli për plane të reja:

Megjithatë, nuk u përmend asnjë masë konkrete për dëmet që kanë pësuar dhjetëra familje apo çfarë mbështetje do të marrin qytetarët e prekur, ndërsa retorika e kryeministrit mbeti e përqendruar tek të ardhurat dhe projektet e ardhshme.

Deklarata:

“Sot ekonomia dhe rritja e të ardhurave na japin mundësi që të kthejmë më shumë në drejtim të atyre që i shërbejnë atdheut dhe atyre që janë në fronte të vështira ku rrezikohet edhe jeta e njerëzve. Ky ka qenë viti më i vështirë që kemi pasur, edhe për Europën dhe gjithë vendet fqinje. Por është e domosdoshme që të përfshihet në këtë proces përgatitjeje gjithë pjesa civile, në qendër dhe në territor. Në kemi filluar të punojmë për një reformë të prefekturave, por kjo kërkon angazhimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të bashkive dhe njësive administrative”